Pj 4. Horodotus ju hedh pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë sesa civilizimi i grekëve…

Nga : Ardit Saliaj

Horodotus ju hedh pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë sesa civilizimi i grekëve, punimi i ashpër që mbulon anën PARTHEON në Athinë akoma quhet pellazgjik.

Është interesante fakti se si mund të ndeshen terma të shqipes së vjetër në përdorim te lamat, që kryejnë shërbesa në Indi dhe nëTibet. Robert d’ Angely në librin “Enigma” (f.70). thotë: Në fakt budizmi na mëson metodën për të shqiptuar pranë një njriu që vdes dy fjalë të lidhura me fatin:”Hik!”(që ka po atë kuptim si në shqipen: nisu) dhe: “Fet!” (që do të thotë si në shqipen: shpejt).
Fakti që nga Ëvropa e gjerë në Indi, ndoshta edhe më gjërë ekziston një bashkësi elementësh gjuhësorë,thotë A.Kola në librin “gjuha e perendive”( f.13-14). Shpjegohet se ato kishin për djep Ballkanin veri-perendimor,… ndërkohë që një degë Pellazgjike (iliriane), Dardanët, kanë lënë gjurmë të forta të kalimit të tyre që nga Ballkani veri-perëndimor gjer në Indi e në Tibet… Historianët do ti vënë në dyshim këto, por tashmë përkrahësit e teorive indoevropiane, duket se janë gati të bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India në Evropë por vajti nga Evropa në Indi. Kështu filloi “çorientimi” i hipotezës Indoevropiane, alegorikisht, metaforikisht dhe realisht.
Në këtë hapsirë pra, në hapsirën malore të banuar të Ballkanit veri-perendimor e të arkadisë, lindën (autoktonët nga toka dhe jo nga perënditë) Pellazgët, dhe që këtu ato arritën në të katër anët e botës, aq sa mund ti quajmë “popull i zgjedhur i racës njerëzore”që krijoi qytetërimin këtu e dhjetëmijë vjet më parë, pra që nga përplasja e parë e pellazgëve me atlantët.
Robert d’ Angely f.55, sipas rrëfimit të Platonit (lll,24-25) Në këtë luftë ndërmjet dy zotërve të Evropës mes pellazgëve dhe atlantëve fitorja u takoi pellazgëve dhe zbrapsi invazionin e atllntëve drejt bregut atlantik, duke i shtyrë tutje përtejë Ëtrurisë, ku tashmë kishin arritur. (kuptohet kjo ndodhi përpara fundosjes së Atlantidës)… Gjatë po kësaj periudhe midis fundosjes së Atllantidës, dhe epokës së Ekspeditës së parë të Ariasve (Pellazgëve) drejt Indisë, që ndodhi rreth vitit 3000 para Krishtit, pati mjaft kontakte si pasojë e shpërnguljeve të popullsive të shumta, që i përkisnin po asaj rrace pellazgjike. Këto kontakte sollën edhe njëherë që të “njëtrajtësohet” gjuha pellazge e folur dhe ndoshta e shkruar në atë epokë. Vazhdimsinë e kësaj gjuhe e gjejmë edhe tek Homeri në Iliada dhe Odisea (tashmë është vertetuar se veprat e Homerit u shkruan në pellazgjisht. Vetëm pas 5 shekujsh i përktheu Pisistrati dhe u paraqitën si greke). Me të drejtë studiusi Dhimitër Kamada thotë: Idioma gjuhësore e malsorëve shqipëtarë e ruajtur në malet e Shqipërisë është idioma gjuhësore e përdorur nga Homeri në Iliada dhe Odisea, është idioma e gjuhës shumë të vjetër pellazgjike.

Nga : Ardit Saliaj

Back to top button
LAJMET E FUNDIT