LDK nuk heq dorë: Kryepalamentari na takon neve, nuk mbështesim një qeveri të pakicës

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë për postin e kryeparmanetarit, në të kundërtën nuk bëjnë koalicion me Vetëvendosjen. Gjithashtu, sipas nënkryetarit të kësaj partie Lufti Haziri, LDK’ja nuk mbështetë një qeveri të pakicave,

Haziri ka thënë se do të vazhdojnë të takohen me zyrtarët e Vetëvendosjes deri para datës 3 shkurt, dhe të arrijnë një marrëveshje, por asesi nuk do ta pranojnë një qeveri të pakicave, siç kanë shprehur qëndrim nga VV’ja.

“Qeveria e pakicës nuk ka funksionu në Kosovë, nuk ka traditë të funksionimit të pakicës, partia e dytë dhe partia e tretë që nuk e kanë legjitimitetin qytetar në një vend si Kosova nuk tregon rezultat. Ne nuk e shohim si zgjidhje dhe nuk e votojmë”, ka thënë nënkryetari i LDK’së”, ka thënë sot Haziri.
Në anën tjetër, Konjufca para gazetarëve është ndalur duke deklaruar se nuk do të jep dorëheqje nga pozita e kryeparlamentarit, sipas tij tani në Kosovë është koha e emërimeve dhe jo e dorëheqjeve.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që është koha e emërimeve”, ka thënë Konjufca.

Negociatat mes partive fituese VV-LDK të zgjedhjeve të 6 tetorit, janë tashmë në fazën finale, ku edhe më në fund Albin Kurti ka lajmëruar se të hënën me 3 shkurt do të votohet qeveria e re.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT