“Kam numrin tënd “0900”, Sekretariati i Etikës “amniston” Ballën për deklaratën ndaj Vokshit: Kërkoi falje

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka marrë vendimin për Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pasi ky i fundit iu drejtua deputetes Albana Vokshi me fjalët “Kam numrin tënd “0900”.

Etika ka rrëzuar kërkesën e PD për përjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla. Opozita kërkoi përjashtimin e Ballës për një periudhë prej 60 ditësh.

Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masë disiplinore ndaj deputetit socialist, pasi sipas tyre ai kërkoi falje disa herë në seancë.

Ndërsa me 10 ditë nga Kuvendi u përjashtuan dy deputetët e PD-së Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT