Post-Delvina në objektivin e gazetarit Thoma Nika, zjarret shkrumbuan gjithçka, flakët janë rikthyer (PAMJET)

Gazetari i njohur Thoma Nika sjell realitetin dramatik të Delvinës, pas zjarreve që shkrumbuan gjithçka. Banorë në lot për shtëpitë dhe gjënë e gjallë, mundi i një jetë të tërë që u zhduk përpara syve dhe frika se flakët janë rikthyer sërish përqark shtëpive.
Siç shihet dhe nga këto pamje, flakët vatrat e zjarrit janë gati drejt shuarjes, por sërish paraqesin rrezik për shtëpitë dhe tokat bujqësore, pasi aktivizohen herë pas herë.
Banorët thonë se nuk e dinë nëse ato rindizen nga dora e njeriut, apo nga temperaturat dhe era i favorizojnë. Megjithatë, këto pamje tregojnë një realitet të trishtë dhe një të ardhme në pikëpyetje, pasi gjithçka që banorët kishin është bërë shkrumb e hi.