Flutura Açka: Në Shqipëri ndihem e poshtëruar nga njerëzit, këta parazitë që të sulmojnë pse kritikoj Ramën

Shkrimtarja Flutura Açka thotë se këto kohë është ndjerë shpesh herë e poshtëruar nga shqiptarët, të cilët, sipas saj, e kanë shpallur antishqiptare vetëm pse kritikon Ramën.
“Në këtë vend më kanë bërë antishqiptare, joshqiptare, më kanë fyer me fis e me farë me artikuj ekskluzivisht në faqen e parë të gazetës, vetëm se atyre ju dukem një zë kritik.
Por asnjëherë nuk jam tërhequr, sepse ka një gjë që është më primare sesa personalisht unë dhe egoja ime, sedra personale.
Një nga arsyet që mund ta kisha lënë Shqipërinë është kjo, sepse jam ndier e poshtëruar nga njerëzit e mi, bashkëqytetarët e mi.
Është pjesa që nuk e prezanton këtë vend. Lexuesi im është krejt ndryshe.
Ajo është një minorancë parazite që i atashohet politikës në këto 30 vjet dhe këta e kanë helmuar dhe toksifikuar shoqërinë shqiptare dhe kanë krijuar idenë se vetëm po të ngjitesh në politikë, mund të mbijetosh në këtë vend.
Këtë gjë ua kemi trashëguar edhe atyre fëmijëve në kafene, që rrinë në kafene dhe shohin se kur do t’i ngjiten dhe zbresin lali Erit, xhaxhit tjëtër, tjetri që do të vijë nesër dhe pasnesë.
Ose jashtë, ose kështu, por në fakt nuk është kështu, dhe kjo duhet të fillojë nga shkolla”, tha ajo.(TemA)