Për të gjithë ju që shkoni në pabe, restorante, palestra dhe disko, qeveria ka marrë një vendim

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të mbyllen në vend pabet, diskot, palestrat dhe ambientet e mbyllura. Ndërkohë që lokalet e restorantet do të duhet që të reduktojnë tavolinat, 2 metra largësi nga njëra-tjetra.

“Çfarë mund të jetë tjetër veçse luftë kjo epidemi,nëse në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë?

Mos të bëhemi bashkautor duke u shtrënguar, përqafuar e duke shkuar në lokale e pabet e ambiente të mbyllura, që janë normale në jetën normale. Por jo në kohë lufte. Për këtë do i mbyllim të gjitha diskot pabet, lokale, palestra dhe çdo ambient që mbledh shumë njerëz.

Më ka rënë mua të bëj dhe policinë dhe të keqin por kjo është gjëja që duhet bërë, edhe pse nuk e doja ta kisha këtë rol. Është e nevojshme të kufizojmë lëvizjen dhe sot është një luftë për të mbrojtur jetën e çdokujt që është rreth nesh. nuk mund të shkojmë sot në lokal dhe të sjellim korona në shtëpi gjyshes së sëmurë. apo të shkojmë në palestër dhe ta sjellim sëmundjen në shtëpi, bashkëshortes shtatzënë.”

Restorantet dhe lokalet të reduktojnë tavolinat dhe të krijohet një largësi 2 metra nga njëra tjetra.’, tha Rama në mbledhjen e qeverisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT