“Shqiptarja do të jetë mes 5 fituesve të parë”, BBC shkruan për këngëtaren shqiptare: Nuk do të ishte…

Media prestijioze BBC i ka dedikuar një artikull disa prej këngëtarëve që do të marrin pjesë në “Eurovisioz”, e mes tyre është edhe shqiptarja Arilena Ara.

Në përshkrimin për Arilenën, BBC shkruan se Eurovizion nuk do ishte i tillë pa këngën e saj. “Eurovizion nuk do ishte Eurovision pa një baladë si të Arilena Arës. Kënga e saj titullohet “shaj” dhe këndon me nota të larta”, thuhet në shkrim.

Gjithashtu BBC ka bërë edhe një pasqyrim të karrierës së Arilenës, e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.

“Që kur fitoi X Factor Albania në 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram”, raporton BBC.

Kjo e fundit nuk ka lënë pa përmendur se kënga e saj “Nëntori”, tashmë është bërë hit edhe në Rusi dhe Rumani, ndaj ajo është e njohur për votuesit atje.

“Shaj është një ndër këngët e para të preferuara mes ndjekësve të Eurovision dhe duket se do jetë mes 5 fituesve të parë”, shkruan BBC.

Burimi: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-51642350

Back to top button
LAJMET E FUNDIT