11 raste të dyshimta në Kosovë për koronavirus, por nuk ka asnjë të infektuar

Në Kosovë nuk ka asnjë të prekur me koronavirus. Ditën e sotme u kryen analizat për 11 persona të dyshuar, por asnjë prej tyre nuk ishte infektuar nga virusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, njoftoi se deri më tani nuk ka asnjë rast në vendin tonë me koronavirus.

“Që nga data 08.02.2020 deri me 12.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 93 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.”, ishte njoftimi i kësaj strukture.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 12 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për njëmbëdhjetë raste të dyshimta në COVID-19.

Ndërsa nga data 01.02.2020 deri me 12.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 5.045 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 2.488, Vërmicë 1.456, Jarinje 374, Dheu i Bardhë 80, Hani i Elezit 77, Kullë 55, Qafë Morinë 30, Bërnjak 7, Qafë Prush 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT