E VEÇANTË: Tre vëllezërit shqiptarë dhurojnë “BMW” për ndërtimin e Xhamisë

Tre vëllezërit e rinj të familjes Robelli nga komuna e Gjilanit në Kosovë, kanë bërë një gjest human dhe patjetër të konsiderueshëm në vlerë monetare, kur kanë marrë pjesë në një shfaqje dhurimi për mbledhjen e kontributeve për ndërtimin e shtëpisë së Zotit.

Ata jetojnë dhe veprojnë në Horgen të Zyrihut dhe kanë vendosur që të dhurojnë makinën e tyre të zemrës, një “BMW” model i ri, si kontribut për ndërtimin e Xhamisë për komunitetin ku jetojnë.

Mediat shkruajnë se tre vëllezërit së bashku me babain e tyre Begzim Robelli janë anëtarë të Qendrës Islame Shqiptare-Zvicerane” Uniteti” në AU Wandeswil të Zyrihut dhe gjesti madhështor i tyre është dëshmi se dashuria për fenë qëndron mbi çdo gjë materiale.

Shfaqja e drejtpërdrejtë për mbledhjen e donacioneve për ndërtimin e Xhamisë “Uniteti” u zhvillua më datë 21 Shtator dhe u moderua plot modesti nga Imami Bekim Alimi. Gjithsej, gjatë ceremonisë së dhurimit u mblodhën 870.000 franga.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT