Vuçiç kërcënon Kosovën me furnizimin me ujë dhe prodhimin e energjisë, do të ndryshojë rrjedhën e lumit Ibër

Teksa mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë tensionet, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka hedhur idenë që rrjedha e lumit Ibër të ndryshojë  në territorin serb.

Ai tha se janë ftuar ekspertë dhe inxhinierë që rë merren me këtë çështje. Vuçiç shtoi se gjithashtu se Serbia është një shtet sovran dhe se interesat janë të ndryshme në kohë të ndryshme kështu që sjellja e tyre do të jetë në përputhje me këto interesa.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që presidenti i Serisë flet të lidhje me këtë temë pasi ideja e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër është parashtruar dy vite më parë.

Ndryshimi i rrjedhës së këtij lumi ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin me ujë të Kosovës dhe në prodhimin e energjisë elektrike.

“Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Kemi arsye për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen. Ne jemi një shtet sovran. Ndonjëherë kemi interesa të këtij lloji, ndonjëherë të një lloji tjetër dhe, në përputhje me këto interesa, do të sillemi.

Për ata që janë mbrojtës të mëdhenj të popullit tonë, pyeteni popullin tonë në Kosovë se te kush e shohin të vetmin mbrojtës, sepse unë i shoh shumë mirë këto rrethana dhe merrem me to çdo ditë.

Dhe është shumë e vështirë. Ndërsa, a është opsion për ne në këtë moment të hyjmë në luftë me NATO-n? Unë mendoj se nuk është”, tha Vuçiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT