Haradinaj: Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësine e dorëheqjes nga pozita e kryeministrit.
Ai ka thënë se do të jepte dorëheqje nga pozita e kryeministrit nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin.
Haradinaj kishte këtë përgjigje pasi u pyet nga moderatori i Klan Tv të Shqipërisë se cili do të jepte dorëheqje nga pozita e kryeministrit poqëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin.
“Unë dorëhiqem”, ka deklaruar Haradinaj duke e ngritur dorën lartë.
Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për raportet e tij me presidentin e Kosovës dhe ka thënë se kanë mospajtime për çështjen e korrigjimit të kufijve./ZgjohuShqiptar.info