Rama në ceremoninë e lamtumirës të Servet Pëlumbit: Pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave

Kryeministri Edi Rama sot në 6 maj ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.

Rama u shpreh se në fillime e ka njohur Pëllumbin nga larg dhe se për të kishte dëgjuar fjalë të tilla si “markist”, “leninist”, “stalinist” etj.

Por, kreu i qeverisë deklaroi se kur e ka njohur nga afër Pëllumbin, ka ndjerë se ai ishte një burrë progresist, i mençur dhe babaxhan. Kujtoi se Servet Pëllumbi e kishte ndihmuar në momente të vështira.

“U shpreh ngushëllimet e mia gjithë familjes dhe të afërmve të professor Servet Pëllumbit. Falënderoj Namikun që ndau këtë përzemërsi për të folur me profesorin. Unë profesorin e kam njohur pak dhe përgjithësisht e kam njohur nga larg. Marrëdhënia ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe më pas e një simpatie reciproke në afërsi. Profesori përfaqësonte çdo gjë që unë nuk simpantizoja, konservator, markist-leninist, sovjetik, këto etiketime i bëhëshin.

Ka qenë një mësim në jetën time përballja me njeriun përtej etiketimeve në sferën publike dhe për surprizën time, kam njohur një njeri shumë progresist dhe dashamirës ndaj kujtdo që donte të bënte diçka ndryshe. Ka qenë pranë meje në momente të vështira. Më çonte fjalë inkurajuese dhe më ndihmonte të shoh se përtej momentit të vështirë, kishte një kategori njerëzish, që e ndiqnin dhe e vlerësonin një situatë të caktuar me qetësi dhe me vërtetësi. Ai ishte një burrë i mençur, progresist dhe babaxhan. Ishte pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave”, tha në fjalën e tij kryeministri Rama.

Ish-kryetari i parlamentit dhe një nga figurat kryesore në PS Servet Pëllumbi u nda nga jeta dje në 5 maj. Në ceremoninë e lamtumirës gjatë ditës së sotme, ishin të pranishëm ministra dhe deputetë socialistë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT