Negociatat në 2019, Berlini: Tirana të vazhdojë reformat
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, në një prononcim me shkrim për DW e vlerëson konsensusin e arritur në BE për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë më 2019 si një vendim të rëndësishëm.“Bashkimi Europian këtë javë ka marrë një vendim të rëndësishëm: Duke filluar nga viti 2019 mund të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.Ne jemi angazhuar shumë për këtë sinjal të fortë dhe udhërrëfyes, përmes të cilit vlerësohen arritjet e reformave në vitet e fundit.Procesi i negociatave në Bruksel nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, por ne jemi të gëzuar, që në fund u bë i mundur një kompromis i të gjitha 28 vendeve anëtare të BE-së.U bëj thirrje politikanëve në Tiranë dhe në Shkup, që këtë sukses ta vlerësojnë si një stimul për të vazhduar me impenjim reformat.Gjermania do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht në këtë drejtim”, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas./ZgjohuShqiptar.info