“Të mësohemi me pasgoditjet, është mirë që ka çlirime të tilla”

“Njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje. Nuk ka arsye pse të ketë panik”.
Kështu deklaron sizmologu Rrapo Ormeni.
Ormeni dha mesazhin e qartë për qytetarët, të cilët vijojnë të jenë të mbërthyer nga paniku dhe kanë braktisur banesat e tyre.
Nga pasgoditjet, sipas tij rrezikojnë ato ndërsa që janë shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
“Mbrëmë pati një lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter dhe pashë shumë njerëz që dolën jashtë. Kam theksuar se këto pasgoditje janë normalitet pas tërmetit me magnitudë 6.3 rihter.
Do të vazhdojnë goditjet, duhet të mësohemi më këtë. Janë goditje që nuk kanë efekte në ndërtesa, por mund të ketë ndikim në ndërtesa që janë braktisur dhe janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Aq më tepër Tiranë, që është larg epiqendrës. Ndaj është mirë që ka çlirime të tilla me këto magnituda.
Goditjet e sotme kanë qenë me magnitudë normale. Njerëzit duhet të mësohen me këto pasgoditje. Ndaj në këtë rast nuk duhet të ketë panik”, tha Ormeni.