“S’kemi marrë ftesë”, zyra e Ramës i përgjigjet Haradinajt: Kosova, pa qeveri

Zyra e shtypit e Kryeministrit te Shqiperise reagoi pas deklaratave të Haradinajt se nuk kishte marrë ftesë për Samitin e Minishengenit Ballkanik që do të mbahet këtë fundjave në Tiranë

Kryeministria bën të ditur se formati i takimeve rajonale për këtë cështje është i tillë me pjesmarrjen e drejtuesve më të lartë shteterore.

Por në momentin që në Kosovë nuk është formuar ende qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi.

“Nisur nga nje deklarate e bere nga kryeministri i dorehequr i Kosoves sqarojme se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi”, thuhet në reagimin e kryeministrisë.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit Ballkanik.

“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”, iu pergjigj ai gazetareve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT