RTSH, hiq transmetimet në gjuhën serbe dhe greke

Prej disa muajsh Radio Televizioni Shqiptar, praktikisht në kanalin e saj të ri RTSH2, ka nisur transmetimin në gjuhën serbe dhe greke.Po ta mendojmë seriozisht, si mundet ky televizion kombëtar të japë transmetime në greqisht e serbisht, kur taksat i paguajmë ne shqiptarët ?!Për çfarë lloj pakice kombëtare po flet ky gjoja televizion kombëtar, që skandalet sa i vijnë e bëhen më anti-kombëtare?!Të dimë një fakt, që ky televizion që prej 27 vjetësh udhëhiqet nga agjenturat greke e serbe, udhëhiqet nga plehrat që shitën Shqipërinë, udhëhiqet nga ata anti-kombëtar që njohën 9 minoritete në gjithë territorin shqiptar (përfshirë atë grek, serb, bullgar e maqedon) dhe e kthyen Shqipërinë në një popullsi multi-etnike, udhëhiqet nga ata faqezinj që ranë dakord të ndërtohen 9000 varreza të ushtarëve grekë në Shqipëri, e që gjoja luftonin Italinë fashiste, por që këtyre zuzarëve nuk i shkon në mendje, se këta ushtarë erdhën për të pushtuar jugun e Shqipërisë… e shumë e shumë skandale të tjera në dëm të kombit e në interes të këtyre batakçinjve.Çdokush që e ka marrë këtë inisiativë, ta bëjë mend mirë e mos harrojë se do pendohet nesër.I bëjmë thirrje drejtueses së RTSH2 , Yllka Gjikopollit, se nuk kanë ngelur shqiptarët të dëgjojnë edhe edicionet informative në gjuhën greke dhe serbe, nuk duam të bëhemi europianë duke shitur vendin, duke minuar gjuhën shqipe e duke i dhënë dorën armikut, që nesër të na marrë krahun, i bëjmë thirrje të reflektojë sa nuk është vonë, e t’i zhdukë ato gjuhë nga televizioni kombëtar, sepse RTSH është i Shqiptarëve dhe ashtu të ngelet përgjithmonë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT