Plisi ose qeleshja, faktet dhe dëshmitë e lashtësisë së këtij elementi të rëndësishëm të etnografisë shqiptare.
Fahri XharraHistoria jonë shkon shumë thellë në kohë, në lashtësinë e saj. Jemi dëshmitarë të një simboli që fatbardhësisht është ruajtur gjer më sot mbi kokat tona e ai është Plisi.Por, nuk është vetëm plisi, është edhe gjuha jonë që i ka dhënë emër plisit dhe me të edhe kohës së stërlashtë.Referenca ime për këtë lashtësi është Fatbardha Demi, historiane, e cila në mënyrën e saj shkencore të elaborimit të fakteve të jep guximin për studime të mëtutjeshme.Fatbardha Demi është mike e ngushtë e Mathieu Arefit, për të cilin shkenca shqiptare duhet të ngrihet në këmbë.E kemi të shkruar se Pellazgu ishte i pari që i dha jetë jetës së njeriut, por ne kësaj radhe do të flasim për një kohë jo aq të largët, pra nga koha e “Dhiatës së Vjetër“, e cila lexohet me gjuhën shqipe.Faktet dëshmuan se emërtimi i librit të ligjeve (Torah) është i gjuhës shqipe, por brenda saj ka fjalë që përdoren edhe sot nga shqiptarët. Historia e shenjtë e popullit hebraik, kapitulli i Gjenezës hapet me krijimin e botës: “Në fillim Zoti (Elohim) krijoi qiellin dhe tokën…” (Gen. 1:1).Fjalën “në fillim“ e tregon shigjeta në (fig.1, poshtë) shkruar me alfabetin hebraik, por shqiptimi është në gjuhën shqipe. (nga Fatbardha Demi):
(Morris Jastrow’s Dictionary of the Targumim, the Talmud Babli and Yerushalmi, and the Midrashic Literature, 1903; pag 923, PDF vol 2)Dhjetë urdhëresat e marra nga “goja” e Zotit, Mojsiu i ka shkruar në gjuhën pellazgo-shqipe. Në ditën e parë të muajit të tretë që nga largimi nga Egjipti, izraelitët e lodhur dhe plot dyshime për fjalët e Moisut dhe fatin e tyre, mbërritën në këmbë të malit Sinai.
“Popujt e detit”- siç dëshmon Dr. Arif Mati (Aref Mathieu) – përbëheshin nga fise të ndryshme, në shumicën e tyre, të të njejtit trung etnik që quhet “pellazg, proto-ilir, frigjian apo thrako-ilir”.Në Testamentin e Vjetër ata emërtohen si pasardhës të drejtpërdrejtë të Noes, krijuesit të racës së re njerëzore. (28)
Edhe sot ne i shikojmë tek besimtarët hebrenj fijet (simbolike) që zgjaten në veshjen e burrave, që tregon rolin e tyre besimtar. Duke parë pikturat kushtuar Biblës hebraike, të krijohet bindja se Xh. Tisot nuk ka qenë vetëm njohës i mirë i saj, por edhe i simboleve të lashta të besimit parakristian.Këtë e dëshmon edhe një detaj tjetër në veshjen e profetëve dhe ëngjëjve, por edhe tek shqiptarët dhe ka lidhje me simbolin kryesor të Kristianizmit: Kryqin. (Fatbardha Demi)Megjithatë na ngacmon mendimi se si e zbuloi piktori i shquar francez, Plisin? Duke gërmuar në materialet arkeologjike në vendet ku shëtiti piktori gjatë dhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ne kemi mundësi t’i japim përgjigje pyetjes sonë, duke u nisur nga faktet logjike.
Me qeleshe, simbolet pellazge, figurën apo krahët e shqiponjës, nuk janë “veshur” vetëm faraonët më të shquar të Egjiptit të lashtë, por edhe mbretër/profetë të hyjnizuar si Perëndi, të Azisë së Afërme dhe Qendrore (fig.poshtë).Ishte intuita e tij prej artisti dhe studiuesi, që e çoi tek idea se në lashtësi Plisi ishte një simbol shumë i rëndësishëm besimtar dhe tregonte lidhjen me Krijuesin.“Qëllimi i studimit -shkruan Fatbardha Demi- nuk ishte thjesht të kënaqim kërshërinë tonë në lidhje me Plisin e shqiptarëve në pikturat e Xh.Tissot. Synimi ishte të dëshmonim se edhe një popull si ai shqiptar, për të cilin studiuesit ankohen se s’kanë të dhëna historike për origjinën, besimin dhe gjuhën e tyre, mbart brenda traditës së tij fakte, jo vetëm për lashtësinë e tij, por edhe të shumë popujve të tjerë, që deri më sot janë të mbuluara me mister ose janë keqshpjeguar nga ana shkencore.

Të gjitha fotot: Tissot, James (French 1836-1902) Victorian, Also known as: James Jacques Joseph Tissot, Jean-Jacques Tissot./ZgjohuShqiptar.info