“Nuk vij sonte”, Albin Kurti i përgjigjet Presidentit Thaçi pas dy ftesave (Letra)

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje sërish presidentit Hashim Thaçi pas ftesës së dytë për tu takuar për ti dhënë mandatin për krijimin e qeverisë.

Në letrën drejtuar Thaçit, Kurti thotë se ndodhet jashtë vendit dhe e ka të pamundur që të takohet sonte.

Megjithatë kreu i VV-së nuk ka lënë pa kritikuar Presidentin për dy ftesat e drejtuara, duke thënë se më parë kaluan në portale pastaj te zyra e tij.

Kurti  i bën të qartë Thaçit se mund të takohen gjatë ditëve në vijim, ndërkohë shton se gjatë kësaj kohe po shqyrton nenet që Presidenti ka përmendur në dy ftesat drejtuar atij.

Ftesa e presidentit Thaçi për të manduatuar Kurtin erdhi një ditë pasi betimit të deputetëve. Analistët besojnë se të dy palët janë ende nuk negociuar për ndarjen e posteve të qeverisë, ndaj dhe takimi me presidentin Thaçi do të zhvillohet pasi negociatat të përfundojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT