“Të gjithë do humbim nga pak”, Vuçiç flet për marrëveshjen me shqiptarët

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e sheh aktualisht shumë të largët marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Është shumë e vështirë të arrijmë ndonjë marrëveshje. Nuk jemi as pranë, e as nuk ka ndonjë marrëveshje. Jemi shumë larg zgjidhjes”, tha Vuçiç.

Duke folur para gazetarëve në Beograd, Vuçiç iu përgjigj pyetjeve edhe për takimin që përfaqësuesit e luginës së Preshevës, patën në Tiranë me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Për propozimin për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit për t’u bashkuar me Kosovën, Vuçiç jep një përgjigje të hapur për komente.

” Të presim rezultatet për të parë se kush do ta marrë atë dhe kush do ta humbë. Në një marrëveshje eventuale me shqiptarët duhet të dimë se të gjithë kemi pak për të humbur”, vijoi ai.

Të enjten, kreu i shtetit serb tha se më 8 shtator kur parashikohet të vizitojë serbët e veriut të Kosovës, do t’u mbajë atyre atë që ai e quajti fjalimin më të rëndësishëm të jetës së tij, ku do të propozojnë edhe variantin e tij të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

o.j/dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT