Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Analiza/ Shtohen ndjeshëm kompetencat për Policinë e Shtetit, nga përgjimi ambiental e deri tek policët paparacë

Akti Normativ i miratuar së fundmi nga qeveria i njohur ndryshe edhe si paketa “Anti KÇK” është me padyshim një nga temat më të përfolura kohëve të fundit, jo vetëm nga media dhe ekspertët, por edhe nga opinioni i gjerë publik.

Kjo paketë ligjore ka sjellë një sërë ndryshimesh në disa ligje, por edhe në Kodin Penal e atë të Procedurës Penale për të arritur siç thotë kreu i qeverisë, goditjen finale të bandave të KÇK-së.

Ndër aktet juridike të ndryshuara në kuadër të kësaj pakete është edhe Ligji “Për Policinë e Shtetit”. Pavarësisht entuziazmit me të cilin mund të jetë parë kjo iniciativë e qeverisë duhet thënë që ka edhe një tjetër anë të medaljes.

Ana tjetër është ajo e këndvështrimit dhe analizës juridike. E për t’a bërë këtë mjafton të intepretojmë vetëm një prej amendimeve që i është bërë ligjit, që në fakt nxjerr në pah edhe mspërputhjen e deri diku kundërshtueshmërinë flagrante të këtyre amendimeve me kuadrin e përgjithshëm juridik që ne njohim.

Një nga parimet e garancitë më kryesorë të shtetit të së drejtës është padyshim ajo e “procesit të rregullt ligjor” që ndryshe nga intepretimi i drunjtë që i bëhet zakonisht, nuk lidhet vetëm me afatet proceduriale të gjykimit të një personi në seancë gjyqësore, por lidhet edhe më shumë se aq që me nisjen e procedurave administrative ndaj një personi të ndaluar si i dyshuar.

Neni 131 i ligjit “Për Policinë e Shtetit” që parashikon vendosjen e masave të veçanta është ndryshuar konkretisht si më poshtë vijon:

  1. Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta:
  2. a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik; b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes; 2 c) Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë; ç) Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.
  3. Përdorimi i masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “ç”, të pikës 1, të këtij neni, bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore.

Pra ajo që lehtësisht evidentohet në vetëm një paragraf të lexuar është fakti i anashkalimit të organit të akuzës dhe vetë gjykatës. Vendosja në përgjim e një personi është në vetvete një masë, dhe si e tillë kërkon gjithmonë një urdhër nga prokurori dhe një vlefshmëri të saj që përkthehet në dhënien e lejës nga gjykata.

Por ndryshe nga sa thamë ne e sa thotë procedura e një procesi të rregullt ligjor, në parashikimin e dispozitës së mësipërme të amenduar, lejën për vënien në përgjim e japin titullarët e strukturave të policisë në nivel qendror ose vendor.

Fakt ky që e bën mjaft të paragjykueshëm e të aludueshëm procesin, aq më tepër kur dimë sesi emërohen dhe “komandohen” drejtuesit e policisë së niveleve më të ulta.

Back to top button