Motorristi i garave Rally Albania, njihuni me doktorin shqiptar në vijën e parë të frontit të 30 mjekëve që shkuan drejt Italisë

Ermal Pashaj nuk është një kirurg dosido. Eshtë një kirurg pasionant për shpejtësinë, rregullsinë, dhe fitoren.

Jo më kot ishte ndër të parët që iu bashkua armatës së mjekëve dhe infermierëve që u nisën në zonën e zjarrit, aty në qendër të Pandemisë, në Lombardi, së bashku me ekipin e 30 mjekëve dhe infermierëve.

Por, të pasionuarit për garat me makina e motorra të Rally Albania, e njohin me nofkën “superdoktori” apo “Bikja”.

“Të shkoftë mbarë Bike”, e uron në faqen e vet zyrtare një prej drejtuesve të garës Rally Albania, Endri Prespa, në faqen e vet në Facebook.

Ermal Pashaj, kirurg, është shumë i dhënë pas shpejtësisë dhe motorrëve.

Gara e fundit që mori pjesë, është ajo 24 orëshe e tetorit të vitit të kaluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT