Harxhi: Do të kemi nevojë për më shumë mjekë e infermierë, frikë se sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi shprehu shqetësimin se personeli shëndetësor është më i rrezikuari për t’u prekur nga koronavirusi, e nuk vlerësohet sa duhet në situatën që vendi po kalon.
Ai shtoi se në vend do të ketë më shumë nevojë për mjekë dhe infermierë për të kuruar të prekurit me koronavuris, ndërsa kërkoi që stafi mjekësor të lihet i qetë të kryejë detyrën.
”Fatkeqësisht siç kemi parë në Kinë apo Itali që personeli konsiderohet si grupi më me risk ndaj këtij infeksioni. Është aset i paçmuar duke pasur parasysh kontekstin shqiptar pasi dihen problematikat e emigrimit të trurit, dhe mjekët janë në këtë grup.
Nuk ka ndikuar drejtpërdrejt tek indikatorët e nr. banorësh për nr. mjekësh. Në kushtet ku flasim do të ketë nevojë për më shumë mjekë dhe infermierë që duhet për të qenë në ballë të luftës për të pasur sa më pak të prekur.
Duhen parë edhe ato protokollet për parandalimin e përhapjes, është e vështirë cili është risku.
Në këtë kuptim është e rëndësishme që të gjithë ne aktorët të jenë shumë të kujdesshëm në drejtim të këtij aspekti pra mbrojtjes së personelit shëndetësor.”, tha ai në “Real Story”.
Mjeku infeksionist ka frikë se sistemi shëndetësor do të mbingarkohet pasi ky virus zgjat gjatë tek pacienti.
”Gati 2/3, apo dy pavione nga 3 po mbushen me këto raste dhe kjo është ajo për të cilën po diskutohet. Mosngarkimi në mënyrë të menjëhershme. Ky infeksion zgjat shumë. Nëse një krevat zihet është vështirë të lirohet.”- tha mjeku Arjan Harxhi.