Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy të mitur

Një ngjarje tragjike është shënuar në bregdetin e Tales, në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi dyshohet se janë mbytur në det.
Viktimat, të moshave 11 dhe 13 vjeç, ndodheshin në një plazh publik.
Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Lezhës për veprimet e mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.