Sulmi ndaj Kuvendit, DASH në “krah” të Shqipërisë: Po iu ndihmojnë në mënyrë aktive për sigurinë kibernetike

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë, ku ka dënuar aktivitetin që e cilëson si veprim dashakeq ndaj një aleati të NATO-s.

Në një reagim për mediat shqiptare, DASH bën me dije se është në dijeni të sulmit dhe se SHBA po punon me Shqipërinë për të forcuar sigurinë kibernetike.

Në njoftim theksohet se gjithashtu se si aleatë të NATO-s, SHBA dhe Shqipëria koordinojnë vazhdimisht shqetësimet e përbashkëta të sigurisë dhe mbeten vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë.

Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme dhe dënojnë aktivitetet kibernetike dashakeqe kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë në mënyrë aktive Shqipërinë në sigurinë kibernetike. Si aleatë të NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinojnë shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë” thuhet në reagim.

Kujtojmë që dy ditë më parë, faqja e Kuvendit të Shqipërisë, u përfshi nga një sulm kibernetik, ku grupi i hakerave “Homeland Justice” publikoi në Telegram të dhëna nga sistemi i brendshëm i parlamentit, përfshirë emaile dhe informacione të përdoruesve të domain-it parlament.al.

Ndërsa vetë Kuvendi pranoi se kishte rënë pre e sulmit kibernetik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT