Grupi nr 2 në Itali, Di Maio: Faleminderit, Edi Rama. Dhuratë nga miqtë shqiptarë

Nisja e një grupi të dytë mjekësh dhe infermierësh në Itali për të dhënë ndihgmën e tyre në përballimin e situatës së koronavirusit është komentuar menjëherë nga ministri i Jashtëm Italian
Luigi di Maio shkruan:
“Sot një ekip prej 60 infermierësh do të arrijë në Itali për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për afërsinë dhe mbështetjen e tuaj për Italinë”.