Nexhmije Hoxha u bë faktor politik pasi vdiq Enveri

Nga Dritan Hila
Vdekja e Nexhmije Hoxhes dhe varrimi i saj, ndodhi ashtu sic e prisja: pa zhurme dhe ne indiferencen e shqiptareve te zakonshem. E enjtja me vertetoi parashikimin qe bera te merkuren pas emisionit, me prof. Ceken.
Me shume sesa ata qe e perdorin te shkuaren per probleme personale, shqiptaret e zakonshem treguan se i kane mbyllur problemet me te shkuaren dhe caktuar vendet e secilit ne hierarkine e saj.
Nga disa reagime, me beri pershtypje vetem reagimi i nje tipi qe kishte thene se Nexhmija duhet te kishte vdekur ne burg. E citova kete thenie, si e mesmja mes te thenave ekstreme si psh duhej te ishte pushkatuar apo bere burg gjithe familja me niper e mbesa.
Per t’iu kthyer me dy fjale nje personazhi per te cilin edhe mund te shkruhet shume, por jo si faktor ne historine e Shqiperise, ne kendveshtrimin tim ne rinine e saj Nexhmija ishte nje revolucionare, aq sa eshte ajo moshe kur mendon se cfare fluturon, haet. Aktiviteti i saj politik i vijes se pare mbaron pas njohjes me Hoxhen.
Pastaj marredhenia me Hoxhen eshte fushe e psikanalizes. Besoj se tek ai si çdo femer, shikonte mashkullin e bukur dhe te pjekur qe i krijonte siguri, por edhe babain, nisur nga diferenca ne moshe.
Nese ndikonte tek vendimet e Hoxhes, besoj se relativisht pak. Ne pergjithesi burrat e shtetit e aq me shume diktatoret e ardhur nepermjet luftes ne pushtet, pak ndikohen nga grate.
Besoj se Hoxha e ka zgjedhur se pari per faktin se ishte nga Dibra (si nje asocacion te lidhjes se Skenderbeut me Doniken nga Vlora), ishte e bukur dhe me siguri e bute, per karaktere noprane dhe henore si ai i tij.
Nese ndikonte ajo tek vendimet e Hoxhes, nuk ka te dhena qe te kete qene e tille dhe pak e besueshme eshte.
Me burra te tille si Enver Hoxha, e shumta mund te kerkosh favore personale per gjera te vogla, por veshtire te nderhysh ne projektet e tyre.
Jam i sigurte qe Nexhmija u be faktor politik kur vdiq Enveri dhe me shume ndikim kishte tek Ramizi sesa tek bashkeshorti i saj.
Qe nuk kishte prerje lidereje, çka me verteton edhe dyshimin per kapacitetet e saj politike, eshte pikerisht periudha 1984-1990.
Sa i takon hakmarrjes se mepasshme qe duhet te kishim bere ndaj saj, besoj se ja beme te tera. E burgosem ate dhe femijet, dhe e lame te jetonte ne nje stalle.
Askush nga lindja komuniste nuk i beri dicka te ngjashme bashkeshorteve te diktatoreve, aq me teper atyre qe kishin vdekur dhe ishin fajtore jo vetem per komunizmin por edhe vasalitetin ndaj Rusise. Askush nuk u morr me gruan e Gomulkes, Dezhit, Zhivkovit, etj.
Natyrisht qe pala kundershtare kishte pesuar akoma me shume ne te shkuaren, perfshire internime dhe pushkatime. Por kjo eshte edhe nje nder masat qe e dallon demokracine nga diktatura: nuk mund te denosh askend per dicka qe nuk e verteton dot.
A duhej pushkatuar pse ishte bashkeshorte e Enver Hoxhes? Ne pergjithesi bota, aq me shume ajo e civilizuar, nuk merr hak tek grate dhe femijet.
Por duke pare zhvillimet e fundit ne vendin tone, ku vrasja e grave po kthehet ne hobi kombetar, edhe mund ta kishim linçuar. Madje do ishte bukur ta kishin bere ca qe dhisnin gjak nga i shoqi.