Dalin pamjet, pas tërmetit “Porto Romano” do kthehet në park urban (Video)

Së shpejti zona e Porto Romanos në Durrës do shndërrohet në një park urban. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama në Facebook, ku thekson se projekti do të përfundojë brenda 18 muajve.
Sipas kreut të qeverisë, puna ka nisur dhe kjo zonë kanceroze do të zhduket shumë shpejt.
Postimi i plotë
Inertet brenda perimetrit të emergjencës do të evakuohen në fushën e plehrave të Porto Romanos në Durrës dhe po ashtu do të përdoren për shërimin e kodrave të sakatuara nga guroret e Krujës.
Zona kanceroze e krijuar në dekada të tëra plehra hedhjesh në Porto Romano, do të kthehet në një park të madh urban të qytetit bregdetar.
Puna ka nisur papushim dhe ky projekt i parashikuar për 3 vjet do të realizohet tanimë për maksimumi 18 muaj.