Biznesmeni Luca MESAZH Kurtit: Protesta në Zagorë të lë shije të keqe! Shqiptarët njihen për harmoni fetare, myslimanë e katolikë besojnë te Kisha e Laçit

Biznesmeni shqiptar Gjergj Luca ka dalë së fundmi me një thirrje drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke kërkuar që ky i fundit të ndërhyjë për situatën aktuale në Zagorë të Vushtrrisë ku banorët kundërshtojnë ndërtimin e kishës.
Duke sjellë në vëmendje harmoninë fetare në Shqipëri, referuar këtu rastit të Milotit ku myslimanë e katolikë u bënë bashkë për të ringritur kishën e “Shën Mhillit” e cila u rrënua, biznesmeni Luca thotë se shembuj të tillë duhet që të shërbejnë dhe për shqiptarët e Kosovës. Ndërsa shton se falë bashkëjetesës fetare, banorët e Malbardhës së Milotit jetojnë sot në harmoni me njëri-tjetrin, pa bërë dallime etnike apo të tjera.
“Në një katund të Kosovës ku njerëzit janë mbledhur të gjithë bashkë dhe kanë bërë një protestë kundër një kleriku katolik që ka shkuar e ka vendosur një kryq në vendin ku ka qenë një kishë, në shenjë respekti të atij institucioni shqiptar. Nuk e di a e ke parë por është një grumbullim që të lë një shije të keqe.
E unë doja të të tregoja një ngjarje që ka ndodhur në Malbardhë, në zonën e Milotit, ku i gjithë katundi ka qenë katolik, ndër vite e ndër breza u kthye në mysliman. E një kishë që kishte emrin e Shën Mhillit, ishte e rrënuar, kishin mbetur vetëm disa gurë, e u çu i gjithë katundi mysliman në respekt të dy-tre familjeve që ishin katolike, e ringritën atë kishë. Sot i gjithë ai katund feston festat katolike e festat myslimane, të gjithë bashkë” thoë Luca në video-mesazhin e ndarë në rrjet.
Më tej, Luca ndalet dhe te rasti i Kishës së Laçit, për të cilën thekson se është një vend i shenjtë te i cili besojnë të gjithë besimtarët, si ata që i përkasin fesë islame dhe ata të fesë katolike.
“Ashtu si Laçi, që zë be dhe thua “Për kish të Laçit!, me myslimanë e katolikë. Dne atje në Milto në Gur të Barhdë të gjithë zenë be për Shën Mhill. Albin, ky është guri i themelit, ku shtëpitë e Zotit të jenë të gjithë bashkë për Shqipërinë tonë e kombin tonë, sepse nga aty fillojnë zgjidhjet që ne të kemi zgjedhje të shëndetshme” shton më tej binzesmeni shqiptar.
Reagimi i i plotë i Gjergj Lucës:
Përshëndetje Albin Kurti, a pushove ndonjë ditë mor burrë se duhet të kesh energji. Nuk është kollaj të jesh vendi më demokratik në Europë. Se demokracia matete nga numri i zgjedhjeve, jo numri i zgjidhjeve, kështu që ke thyer rekoerde, hallall ta bëftë Zoti. Dëgjo doja të të tregoja diçka që më ka bërë përshtypje.
Në një katund të Kosovës ku njerëzit janë mbledhur të gjithë bashkë dhe kanë bërë një protestë kundër një kleriku katolik që ka shkuar e ka vendosur një kryq në vendin ku ka qenë një kishë, në shenjë respekti të atij institucioni shqiptar. Nuk e di a e ke parë por është një grumbullim që të lë një shije të keqe.
E unë doja të të tregoja një ngjarje që ka ndodhur në Malbardhë, në zonën e Milotit, ku i gjithë katundi ka qenë katolik, ndër vite e ndër breza u kthye në mysliman. E një kishë që kishte emrin e Shën Mhillit, ishte e rrënuar, kishin mbetur vetëm disa gurë, e u çu i gjithë katundi mysliman në respekt të dy-tre familjeve që ishin katolike, e ringritën atë kishë. Sot i gjithë ai katund feston festat katolike e festat myslimane, të gjithë bashkë.
Ashtu si Laçi, që zë be dhe thua “Për kish të Laçit!, me myslimanë e katolikë. Dne atje në Milot në Gur të Bardhë të gjithë zenë be për Shën Mhill. Albin, ky është guri i themelit, ku shtëpitë e Zotit të jenë të gjithë bashkë për Shqipërinë tonë e kombin tonë, sepse nga aty fillojnë zgjidhjet që ne të kemi zgjedhje të shëndetshme.