Aktori i filmit “The Fast and the Furious” Paul Walker, me origjin shqiptare
Paul Walker, një prej aktorëve më të njohur të brezit të ri holivudian, thuhet se ka origjinë shqiptare.
Ai arriti famë botërore si një prej aktorëve kryesor në serinë e filmave “The Fast and the Furious”.
Në një
ndër faqet më të njohura kinematografike në botë, Internet Movie Data
Base – IMDB, në biografinë zyrtare thuhet se ” Paul Walker është aktor
amerikan, me prejardhje shqiptare”.
ndër faqet më të njohura kinematografike në botë, Internet Movie Data
Base – IMDB, në biografinë zyrtare thuhet se ” Paul Walker është aktor
amerikan, me prejardhje shqiptare”.
Nuk mund të konsiderohet informacion zyrtar, ndonëse IMDB është një web
faqe serioze, që informacionet e paraqitura i ka të verifikuara.
Pas zbulimit të këtij informacioni,
mediat shqiptare kanë tentuar të zbulojnë më shumë rreth origjinës së
aktorit, por nuk kanë gjetur shumë, për arsyen kryesore se vetë Paul
nuk ka treguar në intervistat e tij ndonjë detaj familjar.
mediat shqiptare kanë tentuar të zbulojnë më shumë rreth origjinës së
aktorit, por nuk kanë gjetur shumë, për arsyen kryesore se vetë Paul
nuk ka treguar në intervistat e tij ndonjë detaj familjar.
Ajo që dihet është se babai ka qenë
boksier e më pas ka punuar në ndërtim me biznesin e tij, ndërsa nëna
modele. Gjyshi i tij nga ana e babait që thuhet se është shqiptar, ka
qenë boksier, shkruan “Albaniac”.
boksier e më pas ka punuar në ndërtim me biznesin e tij, ndërsa nëna
modele. Gjyshi i tij nga ana e babait që thuhet se është shqiptar, ka
qenë boksier, shkruan “Albaniac”.
Në faqe të ndryshme ndërkohë tregohet
se prejardhja e tij është irlandeze,angleze e gjermane, por përveç anës
gjermane të së emës e cila konfirmohet neë regjistrat e gjendjes civile
amerikane, pjesa irlandeze-angleze nuk konfirmohet dhe nuk përmendet
në ndonjë shkrim serioz rreth aktorit.

Një tjetër fakt interesant është se Paul ka thënë se babai kur ka qenë
boksier ka fituar dy herë titullin kampion të “Golden Gloves”, por në
faqen zyrtare të “Golden Gloves” nuk ka asnjë fitues me mbiemrin
Walker, çka lë vend për dyshime se babai i tij ka përdorur emër tjetër,
gjë që mund të thuhet dhe për gjyshin e tij, pasi dihet se shumë
imigrantë në Amerikë më të mbërritur në tokën e premtuar kanë ndryshuar
apo u janë shtrembëruar emrat e mbiemrat për t’ju përshtatur gjuhës
vendase.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.