Artan Fuga: Na çaftë ujku, na çaftë, të ndalemi o të marrë e t’i vëmë gishtin kokës

Artan Fuga vazhdon të jetë një ndër njerëzit më aktiv në rrjetet sociale, që flet për tërmetin e 26 nëntorit.
“Cfarë na mësoi tërmeti?
Jemi komb i stërlashtë, nuk na ka hije të sillemi si çiliminj, si komb aventurierësh të papjekur, që në jetën e vet nuk mban parasysh rriskun e asaj që bën!
Rrisku maksimal, siguri zero!
Ky është budallalliku ynë kolektiv!
Dhe tani i kërkojmë llogari njeri tjetrit: Pse më janë çarë muret muaaaaaa?
Na çaftë ujku, na çaftë, do të gjejmë fajtorin tani. Fajtori? Ne jemi, ne!
Të ndalemi o të marrë, se do të marrim më qafë le veten, por edhe ata që do të lindnin në shekuj nga 50 të vrarët e që mundet në potencë të bëheshin mijra!
Poqese nuk i vemë gishtin kokës dhe në çaste frike, tragjedie dhe ankthi kolektiv, kurrë nuk do të arsyetojmë ndonjëherë!
Mos mendoj njeri se nuk jemi paralajmëruar. As mos thotë njeri se nuk e ka ditur.
Të gjitha janë thënë”, shkruan sot ai.(TemA)