“Kurti dhe Mustafa ndajnë postet”, mediat në Prishtinë: Arrihet marrëveshja për qeverinë e re, ja nga çfarë hoqi dorë Vetëvendosje

Hapet rruga për marrëveshje mes LVV dhe LDK.

Duket se Glauk Konjufca ka hequr dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, i cili do shkojë për LDK.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, LDK dhe LVV janë duke diskutuar detajet e fundit të një marrëveshje.

Tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.

Kreu i LDK Isa Mustafa dhe lideri i VV Albin Kurti, duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e “Koalicionit të Shpresës”.

Nga burime të brendshme, nënkryetari i Vetëvendosjes, nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri, duke marrë post ministror dhe vendin e tij do e marrë Vjosa Osmani, sipas Express.

Për sa i përket postit të presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT