S’ka stadium Kombëtar, ky është plani i Lëvizjes Vetëvendosje

Me ardhjen e qeverisë së Albin Kurtit në krye të shtetit, pritet që të ndryshohet edhe vendimi nga qeveria e kaluar lidhur me Stadiumin Kombëtar të Kosovës,
Kohëve të fundit ka filluar përsëri debati se ku duhet të ndërtohet Stadiumi Kombëtar i Kosovës, pavarësisht se vendimi ka kohë që është marrë.

Deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, kishte deklaruar se me ardhjen koalicionit qeverisës LVV-LDK në krye të shtetit, edhe lokacioni i këtij stadiumi do të ndryshojë dhe ai do të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës, aty ku fillimisht ishte paraparë që të ndërtohet.

Pas këtyre deklaratave, kishte reaguar Ministria e Sportit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Përmes një reagimi kanë thënë se tashmë janë përfunduar të gjithë procedurat për ta filluar ndërtimin e stadiumit në Korreticë të Drenasit, teksa kanë theksuar se ky projekt u ka kushtuar mbi 1 milionë euro, Megjithatë sipas burimeve të Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që fondi prej 60 milionë euro që është parashikuar të ndahet për stadiumin kombëtar të shfrytëzohet për përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Ideja e LVV’së është që nga këto para të përfitojnë qytetet kryesore të Kosovës, veçanërisht Prishtina, për përmirësimin e kushteve të stadiumeve aktuale.

LVV dhe LDK tashmë janë duke hartuar programin e përbashkët për qeverisjen e ardhshme dhe ende nuk kanë harmonizuar qëndrimin në lidhje me këtë projekt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT