KU JANË KOMPANITË SHQIPTARE TË NDËRTIMIT? Marrin rrugë, stadiume e tendera me PPP, por nuk pamë asnjë FIRMË te rrënojat e TËRMETIT

I kemi dëgjuar shpesh. Kemi shkruar shpesh për ta. I kemi parë nëpër rrugë. Makineritë e tyre, betonieret, impiantet e përpunimit, ngarkojnë, shkarkojnë, shpojnë, vjedhin zhavor e rërë lumenjve të Shqipërisë; kalojnë ditën e natën rrugëve të Tiranës duke ndotur ambientin me tymin e betoniereve dhe të shoqëruar me sirena policie; korruptojnë policin e rrugës; zyrtarin e shtetit; gazetarin në redaksi; korruptojnë shtetin e pushtetin;

Marrin leje ndërtimi, hapin gropa, ngrenë palate 25 katëshe mbi tokë dhe gërmojnë 10 kate nën tokë.

Loading...

Marrin me PPP autostrada, vënë taksa e rropaten tenderave deri në “lëpirje”. Ikin e vijnë, duken e zhduken, sipas interesave.

Sot ama të vjen të ulërasësh: KU JANË ATO KOMPANI NDËRTIMI SHQIPTARE QË CFARË NUK BËJNË PËR TË NGRËNË PARATË E SHQIPTARËVE?

Ku është kompania Albstar që ndërtoi stadiumin më të bukur në Evropë? Ku janë makinat e Salillarit që morën tenderin te unaza e Astirit? Po Gener 2 që ndërton gjigandët e Tiranës? Ku gjenden makinëritë e kompanitë FUSHA që nuk lënë tender pa përfituar për punë publike? Ku i kanë fshehur makineritë Curri, Geci, Kevin?

Ku u zhdukën në momentin më të rëndësishëm vincat e mëdhenj, kamionët e ngarkim shkarkimit, punëtorët e inxhinierët e specializuar?

Për të gërmuar nën rrënoja, pritëm të vinin ekipet e specializuara nga Turqia, Kosova, Italia e Greqia. Shqiptarët e firmave të ndërtimit, i kemi vec për të marrë PPP. (Redaksionale)

Loading...
loading...
Back to top button
Close