Elvis Naçi ‘gdhihet milioner’, imami blen 350 mijë € një spital privat. Mungon transparenca me qytetarët

Gjithcka është kryer në heshtje dhe pa asnjë shpjegim deri në këto momente! Hije të madhaja dyshimesh do të ketë derisa të jepen shpjegimet përkatëse se si u ble e për cfarë qellimësh do të perdorët ky spital i blerë nga Imami. Shpresojmë që qellimët të jenë pozitive dhe fryma e bamirësisë nga Naçi të vazhdojë e ti shërbej  Kombit Shqiptar. Le të presim në ditët në vijim…

Dosja.al ka siguruar një pjesë nga marrëveshja e nënshkruar mes Elvis Naçit, imam, drejtues i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe  president i Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus, me pronarët e spitalit Continental, i cili prej ditësh ka kaluar në pronësinë e Naçit. Plot 350 mijë euro i kushtoi Naçit një transaksion i tillë, që ende është i mbuluar me dyshim…

Blerja e Continental nga Firdeus, pjese nga marreveshja

Blerja e Continental për 350 mijë euro

Siç edhe shihet në ekstraktin zyrtar të QKB-së, Fondacioni Firdeus është tashmë pronar i Spitalit Continental, ku trualli i përket Kryegjyshatës së Bektashinjve, ndërsa godina është e Imamit Elvis Naçi.

Pronari i Continental ne QKB

Ajo që është ende e paqartë është nevoja e Naçit për të investuar 350 mijë €,  paratë e një Fondacioni bamirësie në një spital, kur supozohet se paratë e mbledhura për bamirësi nuk kanë si destinacion, blerjen e një spitali, por ndihmën e njerëzve në nevojë.

Kryebamirësi Naçi, ose siç njihet në sytë e shumë myslimanëve si “imami modern”, në këtë transaksion blerjeje me një vlerë të konsiderueshme, siç është ajo e një godine spitalore për 350 mijë €, ka përdorur paratë e Fondacionit Firdeus…

Ky fondacion më 11 maj 2018, ka hapur edhe një qendër shëndetësore në Tiranë me planin se aty do të ofrohej ndihma mjekësore falas për të gjithë personat që nuk kanë mundësi të paguajnë…

Paradoksi qëndron në faktin, se imami Naçi pasi viziton të varfërit falas në një qendër bamirësie, kërkon pagesë nga ana tjetër në një tjetër spital, privat siç është ai Continental… – shkruan Dosja.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT