FOTO: Mbrëmë në Durrës e Tiranë, frika nga tërmeti i mban banorët jashtë

Në zonën e plazhit në Durrës janë ngritur çadra për të strehuar banorët.
Ndërkohë, për shkak të frikës, banorët nuk janë rikthyer mbrëmë në shtëpitë e tyre.
Ata kanë qëndruar në çadrat e ngritura, në makina apo edhe në mes të katër rrugëve.
Banorët shprehen se ndihen të frikësuar dhe do vazhdojnë të qëndrojnë jashtë.
“Kemi frikë të shkojmë në shtëpi”, tha një prej banoreve.
Shqipëria u godit të martën nga një tërmet u fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar të paktën 26 viktima, dhe disa qindra të tjerë të plagosur.
Fotot e mëposhtme janë shkrepur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku banorët e Durrësit e Tiranës shihen teksa qëndrojnë jashtë banesave dhe në çadra nga paniku i tërmetit.







