Kitaroviç: Shqiptarët kanë sakrifikuar për Kroacinë, nuk e harrojmë! (VIDEO)
Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç ka qenë sot e pranishme në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku deklaroi se Shqipëria ka qenë mike e Kroacisë kur miqtë ishin të paktë.“Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë”, u shpreh Kitaroviç.Ajo tha se hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve.“Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan. Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria”, vijoi të thoshte presidentja kroate./ZgjohuShqiptar.info