Rama, mesazh për ushtarët në terren: Humanitarë dhe mbrojtës të popullit

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Gjithashtu janë shtuar edhe vdekjet në mënyrë të frikshme, teksa Italia është vendi që po e vuan më shumë këtë situatë.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për ushtrinë, gjatë mesditës së sotme për angazhimin e saj të dyfishtë në patrullimin e territorit bashkë me Policinë për respektimin e masave dhe nga ana tjetër në operacionin humanitar për shpërndarjen e ndihmave.

Kryeministri e ka bërë këtë gjë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku krahas videos së publikuar shkruan:

“Ushtria në dy fronte.

Forca të shumta ushtarake janë përfshirë në operacionin humanitar dhe krah për krah me Policinë e Shtetit, në mbrojtjen e popullit nga tradhëtarët!

Mirënjohje dhe respekt për forcat tona të armatosura”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT