Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në veri

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), i cili ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të mbajtura sot në veri të vendit.

Në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Loading...

Partia e njëjtë ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan.

Lista Serbe i ka fituar zgjedhjet bindshëm në të gjitha komunat, duke marrë mbi 95 për qind të votave në secilën. /Express/

Rezultatet preliminare të DnV-së për 85% të vendvotimeve të numëruara janë:

Mitrovicë e Veriut:
Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:
Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:
Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan
Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)

Loading...
Back to top button