Vucic po pret i gatshëm: Nëse KFOR-i nuk e bën punë e tij, ka kush e bën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se nëse KFOR-i nuk e bën punën e tij – ka kush ta bëjë, duke aliduar në forcat serbe të sigurisë, tarnsmeton Gazeta Metro.net.

Duke komentuar praninë e ushtarëve të Shqipërisë në Mitrovicën veriore, në kuadër të KFOR-it, Vucic ka thënë se kjo është menduar për t’i frikësuar serbët dhe për ta provokuar Serbinë.

Loading...

“Është e logjikshme që kjo ka shkaktuar pasiguri ndër qytetarët. Tërë kjo është e menduar dhe e planifikuar, në mënyrë që serbët të frigohen, por nuk do të ketë pasoja serioze, dhe njerëzit nuk duhet të shqetësohen. Nëse KFOR-i nuk e bën punën e tij, ka kush ta bëjë”, ka thënë ai para gazetarëve, transmetojnë mediet serbe.

Të përkujtojmë se KFOR-i ka reaguar shtetit dhe mediave në Serbi për 4 ushtarët e NATO’së që kanë qenë veri, ata kanë thënë se Serbia nuk ka çfarë të habitet me ushtarët e Shqipërisë pasi ata janë 10 vite si pjesë e NATO-s.

Vucic ka reaguar edhe ndaj ardhjes së paralamëruar të Hillary Clintonit e Madeleine Albright në Kosovës në ditën e hyrjes së NATO-s, duke thënë se “Kosova është fëmijë i tyre” dhe se nuk e habit fakti se pushteti i Kosovës i ka ftuar mër 12 qershor në Prishtinë, “sepse ato e kanë krijuar Kosovën e pavarur, e kundër Serbisë dhe të drejtës ndërkombëtare”. Sipas Vucicit, ” këtë e sheh shumca e njerëzimit dhe shumëkush në ShBA”.

Loading...
Back to top button