Abuzime me tenderat e rrugëve/Ish ministri Haxhinasto drejt burgut
Pak ditë më parë u paralajmërua nisja e hetimeve për ish ministrin e Transporteve Edmond Haxhinasto.Ky i fundit është vënë nën hetim me dyshimin për korrupsion në lidhje me ndërtimin e rrugës Tiranë –Elbasan duke i shkaktuar shtetit një dëm prej të paktën 50 milion euro.Rruga Tiranë- Elbasan e cila edhe pse ka nisur të ndërtohet që në vitin 2011, ende nuk ka përfunduar, ndërsa nuk kanë munguar fondet për këtë segment.Burime zyrtare kanë saktësuar se ish-ministri i LSI-së, sot deputet i kësaj partie, është nën hetim edhe për disa tendera dhe investime të tjera të kryera nga institucioni që ai ka drejtuar.Javën që shkoi prokuroria lëshoi urdhër-arrestet për dy ish-drejtorë të rrugëve dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët kanë qënë në shumicën e tyre vartës të Edmond Haxhinastos.Ditën djeshme ndërsa është mbajtur seanca për masën e sigurisë së Dashmir Xhikës dhe Andi Tomës, është parë dhe Hxhinasto i tensionuar.Edmond Haxhinasto, ka mbajtur detyrën ministër i Transportit në qeverinë “Rama 1”, si dhe ka qenë në krye të dikasterit të Ekonomisë dhe zv.kryeministër në Qeverinë “Berisha 2”./CNA/ZgjohuShqiptar.info