Turistët zviceranë njihen me potencialet e Beratit

Rreth 60 përfaqësues të agjencive turistike zvicerane, të cilët po udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë për t’u njohur me potencialet turistike që ky vend ofron për tregun turistik zviceran, ishin sot vizitorë në qytetin e Beratit.

Vizita u organizua nga kompania ajrore ”Swiss Air” me rastin e fillimit të fluturimeve direkte Tiranë – Zyrih, linjë e cila do të ndikojë në shtimin e fluksit turistik zviceran drejt Shqipërisë.

Loading...

Agjencitë turistike zvicerane shfaqën interesin e tyre për turizmin kulturor dhe natyror që ofron Berati, si një destinacion i rëndësishëm në rajon.

Ata vizituan Qendrën Historike dhe Muzeumet në qytet, si dhe prekën nga afër kulturën vendase, duke frekuentuar disa shtëpi tradicionale në lagjet muzeale.

Loading...
Back to top button