Qeveria gjermane, grant 4 mln euro për rindërtimin e ndërtesave publike pas tërmetit

Qeveria Federale Gjermane ka akorduar një grant prej 4 milionë eurosh për rindërtimin e ndërtesave publike të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

“Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili traumatizoi shumë shqiptarë

Ringritja e institucioneve publike do të jetë një element, i cili do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme”, tha Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT