Reagim pas një postimi: A po bëhet PD një kukull e Putinit në Tiranë?

Ish-agjenti i FBI-së Mark Rosini në një postim në rrjete sociale e quante Berishën pak kohë më parë një kukull të Putinit në Tiranë.

Postimi u shpërnda në media dhe mori vëmendjen e publikut.

Loading...

Dje, Rosini u pyet nga një kanal televiziv për këtë postim.

“Me këto protesta, Berisha po bëhet kukull e Putinit. Sepse, duke bërë atë që bëri, duke inskenuar ato protesta pikërisht në këtë kohë, po luan lojën e Putinit. Prandaj është kukull. Edhe po të mos e dijë ai. Ky është i gjithë kuptimi i postimit tim emocional. Ndalo dhe shiko se ç’do të thotë kjo në largpamësi. Kjo është e rëndësishmja. Shiko ndikimin në largpamësi, pasojat e kësaj. Jo vetëm qëllimin afatshkurtër. Po bëhesh kukull e Putinit. Po luan në favorin e tij duke bërë atë protestë”, komentoi dje Rossini.

Ndërsa ish-ambasadori amerikan Arvizu shprehet se akuzat për marrëdhënien e ish-kryeministrit Berisha me Putin, kërkojnë prova apo fakte.

“Mendoj që ai është përgjegjës edhe për disa momente të mëdha ndalese dhe nuk e kam fjalën thjesht për skemat piramidale por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të konsoliduar pushtetin. Unë nuk kam parë kurrë ndonjë provë që mund të tregojë se ai ka parë drejt Vladimir Putinit, Rusisë apo ndonjë lideri të huaj”

Por Arvizu mendon se rusët kanë sofistikuar mënyrën se si ndërhyjnë në Shqipëri

Pak vite më parë, u përhap lajmi se rusët ishin kthyer në Pashaliman. Ishte një ngjarje e denjë për filmat e siunazhit, që nuk u zbardh kurrë plotësisht nga autoritetet shqiptare.

Bëhej fjalë për një grup shtetasish rusë të ndaluar nga Policia e Vlorës në bazën e Pashalimanit në 14 tetor 2016. Ndalimi i tyre u konfirmua nga burime ushtarake, policore por edhe diplomatike, por konstatimet e secilës palë ishin kontradiktore. Ndërkohë në media vërshuan dyshimet se bëhej fjalë për agjentë rusë të maskuar si gazetarë.

Synimi mesa duket ishte të fotografohej baza e Pashalimanit, e njëjta bazë ushtarake detare në Gjirin e Vlorës që ish-Bashkimi Sovjetik mori nën kontroll pas një marrëveshje me Shqipërinë komuniste në vitin 1957. Ishte koha kur Shqipëria u radhit mes 8 vendeve të Lindjes që nënshkruan Traktatin e Varshavës.

“Kam biseduar me miqtë e mi shqiptar dhe ata thonë që dihet se Shqipëria është vendi më pro amerikan në botë, Kosova mbase është e dyta, kishte një periudhë kur ishim pjesë e Traktatit të Varshavës kur rusët kishin shumë influencë, më pas kinezët, Enver Hoxha vendosi të qëndrojë i vetëm dhe tani jemi vendi më pro perëndimor në botë. Unë bie dakord me çdo gjë që ju thoni, por duhet të kuptojmë që rusët janë shumë të sofistikuar në përpjekjet e tyre. Ata kanë modernizuar mënyrën se si ndërhyjnë”, deklaroi ish-ambasadori amerikan, Arvizu.

Politika e jashtme e vendit e ka treguar qartë në gjithë këto vite orientimin e saj pro amerikan dhe drejt BE-së.

Megjithatë, në 5-vjeçarin e fundit, gjithnjë e më shumë politikanë, diplomatë e analistë po flasin për përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në Shqipëri, ashtu si në vende të tjera të Ballkanit.

Loading...
Back to top button