Rama për negociatat me BE: Do marrim rekomandimin, por çelja…

Kreu i qeverisë tha sot në Parlament se progres raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave dhe se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim.
Por sipas tij, ky është një vendim që merret nga Këshilli i Europës, ku ndikon edhe dinamika e brendshme e vendeve anëtare.
Në këtë pikë, Rama tha se tek subjektiviteti i vendeve ndikimi i shtetit është relativ, duke i lënë përgjegjësinë opozitës nëse nuk ka çelje negociatash.
“Progresi në fund të majit do rekomandojë pa kushte integrimin e Shqipërisë. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat me BE, është shumë e rëndësishme që të kuptohet që çelja e negociatave është një vendim që merret nga Këshilli Evropian. Vendimmarrja në KiE është rezultat i debatit të brendshëm atje”, tha ai
Ai tha se nuk ka asnjë justifikim për eksportimin e konflikteve të brendshme apo nxitjes së konflikteve të brendshme në funksion të pengimit të kësaj vendimmarrjeje ose të krijimit të aleancave që janë vendosur kundër zgjerimit e për rrjedhojë të çdo hapi të avancimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera në këtë proces.
“Jemi sot në pikëpamjen e unitetit politik më mbrapa seç kemi qenë në të shkuarën ku sidoqoftë pavarësisht sherreve e debateve forcat politike kanë gjetur një pikë përputhshmërie e kanë qenë në funksion të këtij objektivi të palëvizshëm”, theksoi Rama.