Misioni i trupave ushtarake të Shqipërisë në Kosovë (VIDEO)

Shqipëria është në mesin e 28 vendeve që kontribuojnë me trupa ushtarakë në KFOR.

Angazhimi i këtyre trupave ka filluar pas anëtarësimit në NATO në vitin 2009, shkruan AktivPress.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka me anë të një videoje u shprehu mirënjohje gjithë burrave dhe grave që kanë shërbyer në KFOR, për një mjedis më të sigurt për gjithë qytetarët e Kosovës.

Prej vitit 2017, pjesë e KFOR-it janë edhe Forcat Speciale Shqiptare.

Nënkoloneli, Nikoll Ndoi, shprehet në video se janë 30 ushtarakë shqiptarë që shërbejnë në KFOR, duke shtuar se roli i tyre është në drejtori dhe degë kryesore të KFOR-it, duke e vlerësuar  një kontribut të jashtëzakonshëm.

Për rolin e trupave shqiptarë në Kosovë flasin edhe ushtarakë të tjerë.

Shqipëria ka shënuar 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT