Media serbe: Çka do të ndodhte sikur zytarët prishtinas, t’i quanin serbët ‘shkije’

Si do të reagonin institucionet serbe sikur zyrtarët e Kosovës t’i quanin serbët “shkije”, ka shtruar pyetjen gazeta beogradase “Danas”, transmeton Gazeta Metro.

Gazeta përkujton një deklaratë zyrtare të djeshme të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Djuric, i cili shqiptarëve, në vend se me emërtimin e duhur në gjuhën serbe ‘albanci’, i ka quajtur me emrin fyes “shiptari”.

“Danas” përkujton se në vitin 2016, kur avokati kosovar Tomë Gashi në një emision televiziv i ka quajtur serbët “shkije”, Lista serbe ka kërkuar kërkimfalje puiblike, duke e quajtur këtë shprehje incident.

“Deklarata e Marko Djuricit në të vërtetë e vë në pyetje politikën shtetërore dhe arsyen shtetërore, e atëherë hyn në një zonë të rrezimshme. Njeriu i cili gjendet në një funksion shtetëror mund ta quajë një popull ashtu si është e pranuar zyrtarusht nga aspekti i kombit të tyre dhe si është në përdorim zyrtar në botë”, i ka thënë gazetës politikologu e sociologu Cedomir Cupic.

Ngjashëm mendon edhe profesorsha e Fajultetit filozofik e historiania Dubravka Stojanovic.

“Institucionet tona memzi do ta prisnin ketë, sepse do t’u krijonte hapësirë për ashpërsim, që është mënyrë e e këtushme e qeverisje”, ka thënë ajo.

“Me përdorimin e emrave fyes ju e diskreditoni palën tjetër, e delegjitimoni. Me këtë dërgoni porosinë se jeni mbi të, me çka vetës ia lironi duart për çdo të keqe”, ka thënë ajo

Back to top button
LAJMET E FUNDIT