“Më refuzonin se isha shqiptare”, Ava Max prek me rrëfimin për fëmijërinë

Ava Max: Jam me fat që vij nga një vend me femra shumë të forta.

Këngëtarja e cila gradualisht po ndjek suksesin në Amerikë dhe Evropë Amanda Koci e njohur si Ava Max është e lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Loading...

Kantautorja shqiptare së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën Phoenix, ku ka folur edhe për origjinën e saj shqiptare, ku ka thënë se ndihet me fat që është shqiptare, ajo i ka përshkruar femrat shqiptare si të forta.

“Ndihem, ndihem! Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vi nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. E kam parë këtë dhe më ka pëlqyer teksa e shihja këtë duke u rritur. Kam qenë e bekuar. Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”.

Por Ava nuk e ka përjashtuar mundësinë se ka qenë e vështirë të rritet si emigrante, ajo ak thënë se një kohë nuk ka mundur të përshtatej.

“Jam ndier sikur e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornize kur jetoja në South Carolina”.

Ajo prapë ka folur në superlativë për nënën e saj duke thënë se ka mësuar që të luftojë për atë që do.

“Mënyra si erdhi në Amerikë, ajo nuk e dinte gjuhën, nuk kishte para. Nëna dhe babai im bënin nga tri punë secili. Nuk i kam parë derisa i mbusha 10 vjet; jetoja me gjyshen time. Isha dhjetëvjeçare kur e blenë shtëpinë e tyre të parë. Nuk i kam parë për një kohë të gjatë, prandaj kur i shihja e shfrytëzoja kohën për të qëndruar me ta. E kam parë gjithë luftën që kanë bërë, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë beteja, pos nëse ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte në rastin tim. Ata më mësuan të vazhdoj dhe të mos dorëzohem”, ka thënë Ava.

Ava Max emri artistik i këngëtares prezanton anën femërore të personalitetit (Ava) dhe anën mashkullore (Max).

Loading...
Back to top button