Kush është shqiptarja që kandidon për deputete në Belgjikë

Alketa Selimaj është kandidate në Mbretërinë e Belgjikës për deputete!

Ish- kryeministri Berisha bën një apel për të gjithë shqiptarët në këtë vend me të drejtë vote që të mbështesin Selimajn.

“Te dashur miq, Alketa Selimaj eshte kandidate ne vendin e peste per deputete federale ne partine belge CDH ne zgjedhjet e 26 majit ne Belgjike. Alketa ka aftesite, eksepriencen dhe dinamizmin e duhur per te perfaqesuar ne Parlamentin federal denjesisht komunitetin shqiptar.

Te dashur miq, qe keni te drejte vote ne Belgjike, ju ftoj miqesisht te votoni per Alketa Selimaj, numri 5, lista 5 CDH ne 26 maj ne Belgjikë, shkruan Berisha

Po kush është Selimaj

CDH, (Qendra demokrate humaniste), eshte parti e qendres se djathte, anetare e PPE (Partise Popullore Europiane) ku ben pjese edhe Partia Demokratike dhe ku Alketa eshte sekretare nderkombetare e te rinjve. CDH eshte nder partite me te para qe mbeshteti emigracionin politik shqiptar.

Alketa njihet nga shqiptaret në Belgjike per angazhimet e saj si aktiviste. Ajo eshte themeluesja e shoqates se pare per femrat shqipetare ne Bruksel « Albelges » dhe anetare e disa shoqatave te tjera si Konitza dhe Albalife.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT