Kurz: Kosova s’ka zgjidhje, pa mbështetjen e fuqive të mëdha

Kancelari austriak, Sebastian Kurz deklaroi se çdo zgjidhje e mundshme për problemin e Kosovës duhet të mbështetet nga fuqitë e mëdha.

Në një intervistë për revistën “Cord”, Kurz shtoi se nevojitet veçanërisht mbështetja nga  anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Loading...

Ai theksoi se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se pa përparim të qartë në marrëdhëniet me Kosovën nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me Bashkimin Evropian.

“Është në interesin tonë të jemi në partneritet të ngushtë me SHBA kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor dhe të kemi mbështetjen e tyre në inkurajimin e përparimit në arritjen e një zgjidhjeje për këtë çështje të rëndësishme”, u shpreh Kurz.

Loading...
Back to top button