Gjenerali kroat në Prishtinë? Media e Vuçiqit paralajmëron “Stuhi” të re?!

Gjenerali kroat Ante Gotovina që shkakton tmerr të serbët, sipas portalit serb Srbia Danas, po qëndron në Prishtin, duke përgatitur një ‘Stuhi’ të re kundër serbëve.

Sipas portalit serb Ante Gotovina është parë në Kosovë, me zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës dhe kjo është arsyeja pse Ambasada Britanike në Prishtinë lëshoi ​​një rekomandim për qytetarët e saj që të mos udhëtojnë për në Kosovë.

Gjenerali kroat Gotovina ka kontakte të forta me zyrtarët në Prishtinë dhe nuk është e pamundur që ai është duke përgatitur një të keqe për serbët, pretendon portali serb.

Askush nuk e di se sa ditë Gotovina ka qëndruar në Kosovë dhe çfarë ka punuar saktësisht, por ka kohë që njihet se është angazhuar edhe në formimin e Ushtrisë së Kosovës – thotë burimi ynë, duke shtuar se ai mbanë kontakte me  Ramush Haradinaj dhe Kadri Veselin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT